
Kanë plasur menjëherë ironitë dhe shakatë me klubet e Anglisë, pas lajmit për daljen e Britanisë së Madhe nga Europa. Logjikisht, vlera e paundit britanik do të pësojë rënie dhe kjo do të thotë se kampionati anglez nuk do të jetë nga më të bukurit dhe më të ndjekurit, siç konsiderohet tani. Madje, rënia e klubeve angleze mund të jetë drastike, siç e tregon edhe ky grafik ironik i “Sportbible” për vlerën e Arsenalit, klubit që përfiton shumë nga shitja e lojtarëve. Komentet në rrjetet sociale janë nga më të ndryshmit, ku brenda ka mjaft humor dhe ironi për atë që pritet të ndodhë në vazhdim me futbollin anglez.
Poll