Didier Deschamp do të udhëheqë për herë të fundit Francën drejt Kupës së Botës, pasi cikli i tij mund të quhet praktikisht i mbyllur me "Gjelat".
Kështu ka vendosur federata franceze e cila nuk ka humbur kohë dhe ende pa nisur turneu më i madh i futbollit në glob, ka arritur akordin paraprak me trajnerin e ri që do të bëhet pjesë e projektit të së ardhmes.
Bëhet fjalë për Zinedine Zidane, ish-kampionin e Europës me Realin, marrëveshja verbale me të cilin është arritur, ndërsa pritet vetëm komunikimi zyrtar kur Botërori të përfundojë në verë.
Një lëvizje e tillë ishte parashikuar prej kohësh, por ish-lojtari francez ka zgjedhur të respektojë deri në fund kontratën e kolegut të tij, për të marrë më pas frerët e kombëtares.
