Kombëtarja po vazhdon përgatitjet me seancat stërvitore në vigjilje të ndeshjes kundër Polonisë, e cila do të mbahet të enjten në Varshavë, “Play-Off” i Kupës së Botës. Për kuqezinjtë, ishte ditë e dytë e stërvitjes, ndërsa impenjimi është maksimal. “Neësport” ka marrë pamje nga stëvitja në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Në planin e marrë, vështrohet trajenri Sylvinho tej mase i përqendruar, ndërsa qendronë i ulur në gjunjë, tek udhëzon futbollistët. Për Shqipërinë, faza “Play-Off” i një Botërori është arritje historike, por “ëndrra amerikane” nuk ka përfunduar.
Nëse Kombëtarja ia del të kualifikohet në përballjen me polakët, do të luaj gjithçka për gjithçka në datën 31 mars kundër fituesit nga çifti Ukrainë – Suedi.
Nga seanca e dytë stëvitore e Kombëtares në prag të Poloni - Shqipëri
