Gjermania do të nisë sot aventurën e sja në Kupën e Botës përballë Japonisë në orën 14:00. Panzerat, 4 herë fitues të këtij trofeu, do të provojnë shanset e tyre për të zbritur Francën nga froni. Karl Heinz Rummenigge, në një intervistë për Corriere della Sera tregn favoritët duke u shprehur me superlativa për Neymar.
“Kush e fiton Botërorin?- Një mes Brazilit dhe Argjentinës, pavarësisht startit shokues, ndoshta brazilianët. Nëse Neymar luan si me PSG, do të jetë e vështirë për të gjithë. Gjermania e nis nën hije por mund të jetë edhe një surprizë.
Musiala është 18 vjeç, një talent natyral, lëviz në mënyrë të jashtëzakonshme. Thomas Muller është akoma lideri i ekipit pasi ai flet për 90 minuta. Ne fituam gjithçka edhe falë tij, një trajner në fushë.”