Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Fitore që s’vlen! Serbia shënon 2 gola për statistika, Shqipëria u lë “targat” pavarësisht 3 pikëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore që s’vlen! Serbia shënon 2 gola për
Goli i Letonisë

Serbia ka triumfuar në shtëpi përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Leskovcit, përfundoi me shifrat 2-1.

Letonezët ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Gurkovskis, në minutën e 12-të. Por serbët përmbysën rezultatin në pjesën e dytë, me anë të Katai në minutën e 49-të dhe Stankovic në të 60-tën.

Megjithatë, serbët mbeten jashtë Botërorit, me 13 pikë në grupin K. Po në këtë grup, Shqipëria siguron “play-off” me 14 pikë në vendin e dytë, teksa Anglia me 24 të tilla, mban kreun.

Poll

Lexo gjithashtu