Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

SKANDAL në ndeshjen e Botërorit! Tifozja sulmohet seksualisht në tualetet e stadiumit, akuzohet pastruesja

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL në ndeshjen e Botërorit! Tifozja sulmohet seksualisht në
Foto ilustruese

Një tifoze norvegjeze, e cila kishte shkuar në stadiumin e "San Siro"’ për të parë kombëtaren e saj teksa përballej me Italinë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-4 në favor të nordikëve, pretendon se është abuzuar seksualisht.

E reja 24-vjeçare ka ngritur pretendime të rënda mbi stafin e stadiumit duke denoncuar se është sulmuar seksualisht nga pastruesja 25-vjeçare italiane në tualetet e stadiumit.

Norvegjezja ka thënë se shkoi në tualet pasi nuk u ndje mirë dhe se aty u përball me pastruesen, me origjinë nga Egjipti, por me qëndrim të rregullt në Itali, e cila e ngacmoi seksualisht. Kjo e fundit është shoqëruar menjëherë në komisariat dhe një hetim ndaj saj ka nisur nën akuzën për sulm seksual.

Sipas denoncimit, studentja hyri vetëm në tualet, ndërsa shoqja e saj priste jashtë. Ajo ka deklaruar se ndjeu një dorë që i rrëshqiti në pantallona dhe, kur u kthye, pa pastruesen, e cila më pas u largua. E reja kërkoi ndihmë te rojet e sigurisë, të cilët identifikuan të dyshuarën disa minuta më vonë dhe e shoqëruan në stacionin e policisë së stadiumit “Meazza”.

Pastruesja, gjatë dëshmisë së dhënë para oficerëve, ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ndodhej në tualetet e grave për shkak të detyrës dhe se iu afrua vajzës vetëm për të kontrolluar gjendjen e saj, pasi e kishte parë të shqetësuar. Ajo nuk ka precedentë penalë.

Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim për akuzën e sulmit seksual. Autoritetet po mbledhin dëshmi dhe po verifikojnë lëvizjet e të dyshuarës dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërsa hetimi vijon, pozicioni i 25-vjeçares do të vlerësohet në bazë të

Poll

Lexo gjithashtu