
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë më 11 tetor në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Leskovacit, nis në orën 21:00. Në prag të këtij dueli ka folur sulmuesi serb, Andrej Ilic.
“Kjo është një mundësi e rëndësishme. Ndeshja e parë në Tiranë ishte e vështirë dhe kjo mund të jetë e tillë gjithashtu. Në një aspekt, derbit rajonal janë ndeshje të mbushura me energji, ku duhet të hysh në fushë me vendosmëri, por edhe me besimin për të fituar.
Në luajmë në fushën tonë, para tifozëve tanë dhe në lojë janë shumë gjëra. Unë jam krenar që jam pjesë e ekipit tonë përfaqësues, që kam mundësinë të mësoj nga Mitroviç, Vlahoviç, Joviç dhe të gjitha këta emra të mëdhenj”, tha Andrej Ilic.