Juxhin Xhaja - Enea Jorgji
Lihtenshtejni dhe Uellsi do të përballen këtë të shtunë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Kjo sfidë do të nisë prej orës 18:00.
Ndërkohë që kjo ndeshje i është besuar grupit të arbitrave shqiptarë. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Juxhin Xhaja, ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo.
Ndërkohë që rolin e arbitrit të katërt doa ta bëjë Enea Jorgji. Nga VAR-i, në ndihmë të Xhajës do të vijnë greku Angelos Evangelou dhe asistent i tij do të jetë Kreshnik Barjamaj.
Poll
