Ka filluar nisja e hedhjes së shortit për Kupën e Botës 2026, i cili po mbahet në SHBA, teksa do të përcaktohen kundërshtarët në 12 grupe. Kombëtarja e Shqipërisë dhe Kosovës kanë shansin e “artë” për të marrë pjesë për herë të parë në kompeticionin më të rëndësishëm në rruzullin tokësor.
Në rast sigurimit të “biletës”, si Shqipëria dhe Kosova do jenë plotësues në grupet përkatëse (Vazo D). Nëse të besuarit e Sylvinhos mposhtin Poloninë, më pas do përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.
“Dardanët” nga krahu tjetër sfidojnë Sllovakinë në Bratislavë, një triumf i mundshëm do krijoi mundësinë që Fisnik Asllani me shokë në Prishtinë të presin fituesin e duelit Turqi – Rumani. Ndeshjet do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, faza “play-off".
- Presidenti i SHBA-së Donald Turmp, presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum dhe kryeministri i Kandasës Mark Carney nisin hedhjen e shortit për "kokat" e 12 grupeve.
- Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka "dorëzuar" trofeun.
- Presidenti i SHBA-së Donald Trump nderohet nga FIFA me "Çmimi i Paqes FIFA".
LINKU
