
FIFA ka prezantuar më në fund topi zyrtarë që do të përdoret nga skuadrat në Kupën e Botës 2026. Një turne ky që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.
Topi i këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm quhet “Trionda” dhe është krijuar nga firma e njohur Adidas. Këto të fundit prej vitesh furnizojnë topat zyrtarë për Kupën e Botës.
“Trionda” është një kombinim i 2 fjalëve. “tri” që nënkupton 3 vendet pritëse dhe “Onda” në spanjisht dhe portugalisht do të thotë “valë”.
Trionda do të jetë i pajisur me një chip sensorik që dërgon informacion për lëvizjet e topit tek sistemi i VAR për vendime më të sakta dhe të shpejta, sidomos për offside ose situata të tjera që varen nga lëvizja e topit.
It’s all in the details ????#WeAre26 | #FIFAWorldCup
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) October 2, 2025