Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Kosovës i duhet fitore 6-0, trajneri Franco Foda "sms" Granit Xhakës: Mund të ndodhë!       

Shkruar nga NEWSPORT
Kosovës i duhet fitore 6-0, trajneri Franco Foda "sms" Granit
Franco Foda

Kosova do të luajë mbrëmjen e nesërme përballë Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. “Dardanët” kanë siguruar fazën “play-off”, ndërsa për vendin e parë duhet të mposhtin helvetët 6-0. Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i Kosovës, Franco Foda, i cili u shpreh se janë ende në garë, pavarësisht se është e vështirë.

“Në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës nuk e treguam fytyrën tonë të vërtetë. Matematikisht jemi ende në garë për vendin e parë, por realisht fitorja 6-0 është shumë e vështirë. Momentalisht nuk kemi kohë për të festuar. Duhet të përqëndrohemi në fushë. Jemi para publikut tonë, euforia është shumë e lartë.

Dëshirojmë të paraqitemi mirë ndaj Zvicrës. Duam që të fitojmë edhe ndeshjet e play-off-it. Për neve është e rëndësishme të paraqitemi mirë. Ndaj Zvicrës dëshirojmë të tregojmë një fytyrë tjetër. Fisnik Asllani është në një formë shumë të mirë. Po luan shumë mirë me topin, po shënon gola, krijon hapësirë në situata të ngushta”, u shpreh Foda.

Poll

Lexo gjithashtu