Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Gjermania “fiton” Botërorin e 2026-së, “orakull” bëhet fanela

Shkruar nga NEWSPORT
Gjermania “fiton” Botërorin e 2026-së,
Gjermania

Teksa kanë mbetur edhe 2 ndeshje në kualifikueset e Botërorit 2026 në Europë, vetëm Anglia e ka siguruar biletën zyrtarisht, ndërsa shumë kombëtare të tjera janë një hap larg.

Gjermania si fituese e 4-fishtë e këtij kompeticioni ndodhet në Grupin A, numër të barabartë pikësh me Sllovakinë, ndërsa rregulli është i qartë, vetëm fituesi i grupit kualifikohet direkt, teksa vendi i 2-të luan në “play-off".

Gjasat janë të mëdha që “Pancerat” të jenë në Botëror, ndërsa kompania e veshjes së Gjermanisë “Adidas” ka “lançuar” fanelën që ekipi i Nagelsmann do të vesh, gjithmonë nëse merr biletën për në Botërorin e 2026.

Dizajni është gati identik me atë të Kupës së Botës në 1990, periudhë kur ata u shpallën kampion, kompeticion i mbajtur në Itali. Në finalen, Gjermania Perëndimore mposhti Argjentinë e Mardonës me golin e Brehme, minuta e 85 përmes penalltisë.

Gjermania “fiton” Botërorin e 2026-së,
Fanelat e Gjermanisë në Botërore

     

Poll

Lexo gjithashtu