Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Thomas Tuchel "shokon" mbrojtësin e Manchesterit para Botërorit, merret vendimi i papritur nga trajneri i Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas Tuchel "shokon" mbrojtësin e Manchesterit para
John Stones dhe Harry Maguire

Ditën e premte, Federata angleze e Futbollit do të njoftojë listën me lojtarët që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026.

Trajneri Thomas Tuchel ka hequr çdo dyshim duke zgjedhur dhe emrat për të cilët beson se do të bëjnë më të mirën e tyre për të udhëhequr “Tre Luanët” në këtë turne madhështor.

Nga kjo përzgjedhje, një mungesë surprizë pritet të jetë ajo e Harry Maguire, mbrojtësit të Manchester United. Ky i fundit ka mbetur i shokuar nga trajneri i kombëtares, duke shprehur zhgënjimin e tij për këtë vendim të papritur.

“Isha i bindur që do kisha luajtur një rol të rëndësishëm në këtë turne për kombin tim, pas sezonit që kam patur. Jam ndjerë i shokuar dhe i mërzitur nga vendimi. S'kam dashur asgjë më shumë se sa të vesh këtë fanellë dhe të përfaqësoj vendin tim gjatë këtyre viteve. I uroj lojtarëve gjithë të mirat këtë verë”, është shprehur Maguire.

Poll

Lexo gjithashtu