Federata angleze e Futbollit bëri të ditur listën me emrat e lojtarëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026.
Pjesë e të përzgjedhurve nga trajneri Thomas Tuchel ishte dhe mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, i cili reagoi i emocionuar pas kësaj ftese, kjo për shkak se për lojtarin do të jetë turneu i dytë personal.
Kujtojmë se tekniku gjerman surprizoi jo pak me lënien jashtë skuadrës të emrave si Phil Foden, Harry Maguire, Trent Alexander Arnold dhe Cole Palmer.
REAGIMI:
“Turneu madhor numër 4, Botërori numër 2. Fëmija në foton e fundit nuk do ta kishte besuar kurrë këtë. Kjo është edhe arsyeja pse unë nuk e marrë kurrë si të mirëqenë asnjë thirrje.
Ka qenë një vit i vështirë, por ndjej se jam në një vend të mirë dhe do të jap absolutisht gjithçka për Anglinë, përsëri.
Tifozë të Anglisë, mezi pres t’iu shoh në Amerikë”.
View this post on Instagram

