Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Botërori 2026/ Gjermania luan “tenis” përballë Sllovakisë, s’kursjnë golat as Holanda me Çekinë (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori 2026/ Gjermania luan “tenis” përballë
Gjermania

Mbrëmjen e sotme, duke nisur prej orës 20:45 u zhvilluan 6 ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Në këto 6 sfida të luajtura sonte, u shënua një total prej 27 golash.

Gjermania ia doli që të triumfonte në shtëpi me shifrat 6-0 përballë Sllovakisë, duke e poshtëruar. Kështu “panzerat” shkojnë në Botëror si vend i parë, ndërsa Sllovakia do të kërkojë “ëndrrën amerikane” nga “play-off”.  Grupi A, u plotësua me Irlandën e Veriut dhe Luksemburgun, sfidë e cila përfundoi 1-0.

Në krahun tjetër, edhe Republika Çeke fitoi 6-0 përballë Gjibraltarit. Kështu, çekët sigurojnë “play-off”. Ndërkohë që vendin e parë në Gupin L, e mban Kroacia me 22 pikë, e cila mposhti sonte Malin e Zi me shifrat 3-2.

Në Grupin G, Holanda shkon në Botëror si vend i parë, pas fitores së sotme me shifrat 4-0 përballë Lituanisë. Ndërkohë që Polonia si vend i dytë, shkon në “play-off”, teksa sonte mposhti 3-2 Maltën.  

Poll

Lexo gjithashtu