
Rafa Benitez, ish-menaxheri i Liverpool dhe Real Madrid, mes shumë skuadrave të tjera, flet për kohën e tij në klub dhe ndeshjen e së mërkurës kundër Arsenalit në një intervistë për “MBC Masr 2” në Egjipt.
“E adhmja? Kam marrë oferta nga klube në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Mund të kthehem në stërvitje së shpejti, ndoshta edhe në Kinë”, tha ai.
“Situata me Liverpoolin? Rinovimi i kontratës së Salah është 100% i rëndësishëm, sepse ai është një figurë e madhe dhe e jashtëzakonshme në futbollin botëror. Vitet e fundit, ai vazhdimisht ka demonstruar cilësinë e tij dhe ka ruajtur nivelin, diçka që shumë lojtarë nuk arrijnë. Të gjithë në Liverpool janë të kënaqur me praninë e tij të vazhdueshme në ekip”.
“El Clasico? Barcelona ka një avantazh përpara ‘El Clasicos’ kundër Real Madrid në Kupë dhe La Liga. Nën drejtimin e Flick, skuadra ka arritur një nivel të lartë, veçanërisht me lojtarët e rinj. Ata kanë shumë energji dhe një dëshirë të madhe për të fituar”.
“Real-Arsenal? Rikthimi i Real Madridit kundër Arsenalit do të jetë i vështirë sepse skuadra angleze është e fortë. Edhe pse Bernabeu mbetet një histori tjetër, nëse skuadra angleze shënon, gjithçka bëhet më e ndërlikuar. Por thellë brenda vetes, shpresoj që Real Madridi të fitojë dhe të kualifikohet”, e mbylli Benitez.