Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Lumë” kartonësh dhe 101 minuta lojë, nuk ka fitues derbi i Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Lumë” kartonësh dhe 101 minuta lojë, nuk ka
Fenerbahce - Galatasaray

Ka përfunduar në barazim ndeshja më e rëndësishme e futbollit turk mes Fenerbahce – Galatasaray 1 – 1. Ky duel ishte i vlefshëm për javën 14-të në Superligën turke, ndërsa kocidon me derbin e Stambollit.

Sulmuesi gjerman Leroy Sane “pllakosi” heshtjen në stadiumin “Chobani Stadium Fenerbahce Sukru Saracoglu” në minutën e 27, me një kapacitet mbi 50 mijë vende.

Në fundin e pjesës së parë shpërthyen polemikat, shkak goli i Edson Alvarez për Fenerbahcen, por që pas rishikimit në “VAR”, u konsiderua faull.

Pjesa e dytë u dominua nga loja e ashpër dhe “lumë” kartonësh të verdhë. U mendua se Galatasaray mori 3 pikët në fushën e rivalit të përbetuar, ama sulmuesi i vendasve Duran barazoi shifrat, takimi i cili zgjati 101 minuta.

Pas kësaj jave, diferenca në krye mes Galatasaray dhe Fenerbahce mbetet e pandryshuar, 1 pikë, teksa përfiton Trabzonspor i Ernest Muçit, 2 pikë larg liderit.    

Poll

Lexo gjithashtu