
Spanja i dha fund rrugëtimit të Gjermanisë në Euro 2024. Humbja 2-1 ndaj spanjollëve nuk solli vetëm eliminimin e gjermanëve, por edhe fundin e karrierës sportive të Toni Kroos.
Fatkeqësisht mesfushori detyrohet t’i japë fund futbollit të luajtur pas kësaj humbje, teksa pas sfidës ishte majft i zhgënjyer. Veteran theksoi se ëndrra u shkatërrua dhe se ky është një fund i hidhur për të.
“Ishte një lojë ku të gjithë dhamë gjithçka. Ishim shumë afër, gjë që e bëri edhe më të hidhur fundin. Për momentin mbizotëron trishtimi për përfundimin e turneut, sepse të gjithë së bashku kishim një synim të madh. Ëndrra që kishim është shkatërruar. Edhe nëse do të kuptojmë në ditët në vijim se kemi luajtur një turne të mirë”, ka theksuar shkurtimisht Toni Kroos, i cili fitoi çdo trofe të mundshëm në karrierën e tij futbollistike.