
Martin Baturina & Arbër Hoxha
Martin Baturina është lojtari më i ri i Como. Fantazisti kroat ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Dinamon e Zagrebit, për të nisur një të re me skuadrën e Como në Serie A.
Kështu, 22-vjeçari largohet nga ekipi i Zagrebit, aty ku luante krah Arbër Hoxhës. Ndërkohë që ekipi italian ka shpenzuar 17 milionë euro për të siguruar shërbimet e kroatit.
Në sezonin që lamë pas, Baturina bëri mjaft mirë në 45 ndeshje që mori pjesë. Ai ia doli që të shënonte 6 gola dhe të asistonte në 12 të tjerë.
Poll