Leonardo Spinazzola dhe Elseid Hysaj
Mbrojtësi i kombëtares italiane, Leonardo Spinazzola është zyrtarisht lojtar i Napolit. 31 vjeçari vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Romën për të nisur një të re në “Maradona”.
Spinazzola transferohet te Napoli si lojtar i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Romën. Me napoletanët, mbrojtësi i majtë ka firmosur një kontratë 2 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2026.
Kujtojmë që Spinazzola është një lojtar me eksperiencë në futbollin italian. Mbrojtësi më parë ka veshur fanellën e Juventusit, Sienës, Empolit, Atalantës, Perugias dhe Vincenzas.
Poll

