
Strahinja Pavlovic
Strahinja Pavlovic është zyrtarisht një futbollist i Milanit. Është vetë klubi kuqezi që ka prezantuar lojtarin me një postim në faqen zyrtare.
“Një bashkim perfekt për ADN-në tonë. Mirësevjen Pavlovic”, shkruan klubi.
23-vjeçari serb do të jetë një përforcim për qendrën e mbrotjes aty ku stafi teknik kishte kërkuar elementë të rinj. Plot 18 milionë euro plus 2 të tjera bonuse do të paguajë Milani në arkat e Salzburg.
Pas Alvaro Moratas, Pavlovic bëhet transferimi i dytë këtë merkato, por nuk do të jetë i vetmi pasi të tjerë pritet të vijnë si Emerson Royal e Youssouf Fofana.
View this post on Instagram
Poll