Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Lewandowski "i uritur", vetëm ai dhe dy të tjerë kanë shënuar 3 dopieta në top 5 Ligat

Shkruar nga NEWSPORT
Lewandowski "i uritur", vetëm ai dhe dy të tjerë
Hansi Flick - Robert Lewandowski

Robert Lewandowski hyn në një listë të veçantë ku bëjnë pjesë dy kryegolashënues si Erling Haaland dhe Dusan Vlahoviç. Këta të tre janë të vetmit lojtarë këtë sezon futbollistik nga top 5 Ligat Europiane që kanë shënuar 3 dopieta në çdo kompeticion.

Sulmuesi polak shpërtheu ndaj ekipit zvicerian Young Boys me dopietë. Kjo është dopieta e tretë këtë edicion. NJë dopietë e ka shënuar në kompeticionin elitar europian, ndërsa dy të tjerat në kampionat përkundrejt Villareal dhe Valencia.

Mos të harrojmë se Leëa shënoi dopietë edhe ndaj Milanit në një miqësore te zhvilluar në muajin gusht.

Polaku duket se ka rilindur nën drejtimin e Hansi Flick, gjë të cilën po e pasqyron në çdo kompeticion ku luan. Ai ka gjetur rrjetën edhe ndaj Skocisë në Nations League për llogari të kombëtares polake muajin e kaluar.

Deri tani ai numëron 6 gola vetëm në La Liga, një start i furishëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga