Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vjen ZYRTARIZIMI, Daniele De Rossi prezantohet te skuadra e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Vjen ZYRTARIZIMI, Daniele De Rossi prezantohet te skuadra e Serie A
Daniele De Rossi

Tashmë edhe zyrtarisht Daniele De Rossi është trajneri i ri i Genoas. Palët kanë firmosur mes tyre ditën e sotme kontratën, duke nisur kështu një bashkëpunim në Serie A.

42-vjeçari do të drejtojë ekipin deri në qershor të këtij viti, ndërsa do përfitojë 800 mijë euro. Në rast se klubi shpëton nga rënia, atëherë kontrata zgjatet deri në vitin 2027.

Lajmin e ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i urojnë suksese në aventurën e re tashmë trajnerit të tyre. ish-timonieri i Romës do të zhvillojë pasditen e sotme edhe stërvitjen e parë me ekipin në kuadër të përgatitjeve për duelin me Fiorentinën.

Pikërisht ndaj ekipit “vjollcë” do të debutojë te Genoa, në një duel për mbijetesë mes skuadrave në Serie A.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Genoa Cfc (@genoacfc)

Poll

Lexo gjithashtu