
Milani e ka nisur me barazim sezonin e ri të Serie A, në shtëpi me Torinon. Sfida e vlefshme për javën e parë të kampionatit italian përfundoi me rezultatin 2-2, ashtu si Interi me Genoan.
Ishte autogoli i Malick Thiaë në minutën e 30-të ai që i dha avantazhin Torinos. Pjesa e parë u mbyll pikërisht vetëm me atë autogol dhe me avantazhin e torinezëve. Gjithashtu, Duvan Zapata surprizoi Milanin duke dyfishuar shifrat në minutën e 68-të.
Kur u mendua se gjithçka përfundoi, sulmuesi i sapoardhur në Milano, Alvaro Morata gjeti rrugën e rrjetës, në minutën e 89-të. Ndërsa për të barazuar shifrat mendoi Okafor në minutën e 95-të.
Ky gol solli festë të madhe te “Djalli”, të cilët marrin një pikë mjaft të rëndësishme, për të mos nisur sezonin e ri me disfatë.