
Artem Dovbyk ka gjasa që këtë merkato verore të largohet nga Roma. Pas shpërthimit te Girona, ai u transferua në Serie A, por në Itali nuk e gjeti aspak veten.
Në këto kushte, duke parë edhe afrimet në sulm që “verdhekuqtë” kanë bërë, sulmuesi ukrainas po mendon seriozisht largimin. Megjithatë, ofertat për 28-vjeçarin nuk mungojnë.
Është klubi spanjoll i Villarreal që kërkon të rikthejë në LaLiga ukrainasin, pikërisht në kampionatin që "shpërtheu". Si fillim po mendohet huazimi, ndërsa në fund të sezonit të ketë të drejtën e blerjes për një shumë të caktuar.
Kujtojmë se Dovbyk ka kontratë me Romën deri në vitin 2029. Duke qenë edhe 4 vite të tjera pjesë e kryeqytetasve italianë, këta të fundit nuk e lëshojnë përfundimisht pa 35-40 milionë euro.