
Milan
Serie A për Milanin nisi si mos më keq. Kuqezinjtë u mposhtën nga të sapongjiturit e Cremoneses me shifrat 2-1 në “San Siro”, duke u gjendur dy herë në disavantazh në këtë takim.
Shpërqëndrimi i Milanit në repartin difensiv u pa qartë, duke mos mundur të shmangnin golat e shënuar nga miqtë. Siç raportojnë mediat italiane, kuqezinjtë janë në alarm dhe janë rikthyer në merkato për të firmosur me një mbrojtës.
Emri më konkret në listën e kuqezinjve është Merih Demiral, i cili më parë ka bërë pjesë në ekipet e Juventus dhe Sassuolo. Kim Min-Jae është opsioni i dytë në listën e Allegrit për mbrojtjen.
Poll