Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Me Conten po nuk je pjesë e grupit, je jashtë”, De Bruyne: Dëmtimi i Lukakut? Humbje e rëndë

Shkruar nga NEWSPORT
“Me Conten po nuk je pjesë e grupit, je jashtë”, De
De Bruyne & Mctominay

Kevin De Bruyne e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në Serie A. Mesfushori belg kontribuoi me gol në debutimin e tij me Napolin në fitoren e kampionëve të Italisë përballë Sassuolos me shifrat 2-0.

Belgu foli për mediat në përfundimin e takimit. “Fitorja është një fillim i mirë, por nuk ka kuptim tani të mendojmë për atë që do të ndodhë pas tre ose katër muajsh. Ky ekip është i shkëlqyer dhe i aftë të luftojë për titullin kampion, por nuk jemi vetëm në garë.

Për Antonio Conten? Ai është ndryshe nga Guardiola, si në teknikë ashtu dhe në metodë. Conte di si të ndërtojë një ekip kompakt, si një njësi e vetme. Ai kërkon shumë nga grupi dhe nëse nuk punon për ekipin, je jashtë.

Dëmtimi i Romelu Lukakut? Është një humbje e rëndë për ne. Por një ekip i shkëlqyer duhet të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje, kur dikush lëndohetm të tjerët duhet të jenë gati. Luça mund ta shfrytëzojë këtë mundësi”, u shpreh De Bruyne.

Poll

Lexo gjithashtu