
Dëmtimi i Leaos
Pas disfatës në javën e parë të Serie A përballë Cremoneses me shifrat 2-1, tek Milani janë në alarm. Ditën e sotme, kuqezinjtë po stërviten me një seancë të dyfishtë në Milanello.
Edhe pse i gjithë ekipi po stërvitet intensivisht nën urdhrat e Massimiliano Allegrit, ata kanë nevojë urgjente për rikthimin e Rafael Leaos. Në ndeshjen e radhës Milani do të përballet në transfertë me Leccen të premten në mbrëmje.
Trajneri Max Allegri shpreson të rikthejë yllin portugez në përballjen e radhës ndaj ekipit të Berishës dhe Ramadanit. Megjithatë lëndimi në pulpë nuk do nënvlerësohet, Leao do të luajë ndaj Lecces vetëm nëse do të jetë në gjendje të shkëlqyer.
Poll