
Arthur Melo
Juventusi ka hequr një barrë të rëndë të ekipit. Bëhet fjalë për Arthur Melon i cili nuk është pjesë e planeve të “Zonjës së Vjetër” dhe tashmë i ka dhënë lamtumirën bardhezinjve.
Mesfushori 29-vjeçar do të bashkohet me Gremion në kampionatin brazilian, por jo në mënyrë të përhershme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Juventusi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i uron fat Arthurit.
Mesfushori 29-vjeçar do të jetë pjesë e Gremios për sezonin e ardhshëm në formë huazimi. Ky do të jetë një rikthim i Arthur Melos në kampionatin brazilian pas 7 vitesh.
Poll