
Jamie Vardy
Cremonese e cila u ngjit në Serie A, arriti të befasojë Milanin në javën e parë të kampionatit duke i mposhtur me shifrat 2-1. Klubi i drejtuar nga Davide Nicola ka për objektiv këtë sezon të qëndrojë në Serie A.
Megjithatë, vetëm fitorja ndaj Milanit nuk e siguron qëndrimin në elitën e futbollit italian dhe Cremonese kërkon të përforcojë sulmin. Siç raportojnë mediat italiane, Cremonese ka kërkuar të transferojë Jamie Vardyn.
Thuhet se klubi italian dhe ish-kapiteni i Leicester Cityt kanë nisur kontaktet fillestare. Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi 38-vjeçar do të pranojë të luajë në kampionatin italian.
Poll