
Cambiaso dhe Yildiz
Në ndeshjen hapëse të sezonit të Serie A, Andrea Cambiaso u ndëshkua me karton të kuq. Si pasojë e një përplasjeje me kundërshtarin e Parmës, anësori i Juventusit goditi me shuplakë Mathias Lovik.
Menjëherë pas incidentit, gjyqtari kryesor i takimit nxorri nga xhepi kartonin e kuq ndaj Cambiasos, i cili la fushën e lojës në minutën e 83-të. Ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin përfundimtar për 25-vjeçarin.
Andrea Cambiaso do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme në kampionat ndaj Genoas dhe Interit. Një humbje e madhe mungesa e anësorit për Juventusit në këto dy takime të Serie A.
Poll