
Transferimi i Victor Boniface te Milani nuk u realizua kurrë. Sulmuesi nigerian kreu vizitat mjekësore në ambientet e klubit kuqezi, por një problem në gju bëri që ai të mos transferohej tek italianët.
Tashmë që Boniface nuk do të bëhet pjesë e klubit, Milani ka arritur marrëveshjen me një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për Conrad Harder aktualisht pjesë e Sportingut të Lisbonës, i cili do të transferohet te Milani.
Siç raportojnë mediat italiane, sulmuesi 20-vjeçar ka gjetur marrëveshjen përfundimtare me kuqezinjtë. Sportingu i Lisbonës pritet të përfitojë rreth 27 milionë euro bashkë me bonuset me largimin e Harder drejt Milanit.
Sulmuesi danez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë, ku pritet të përfitojë 2 milionë euro në sezon.