
Tashmë edhe zyrtarisht Kristjan Asllani është futbollisti më i ri i Torinos. Mesfushori shqiptar largohet nga Interi, duke mbyllur kështu me zikaltërtit një aventurë 3-vjeçare.
Klubi torinez e ka prezantuar mesfushorin shqiptar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Klubi i uron mirëseardhjen dhe sa më shumë suksese me fanellën e tyre.Shqiptari kalon në formë huazimi te Torino, me këto të fundit që kanë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit, teksa do të mbajë veshur fanellën me numrin 32.
"Klubi i Futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar të drejtat për transmetimin e performancave sportive të futbollistit Kristjan Asllani nga Klubi i Futbollit Internazionale Milano, në bazë huazimi me të drejtë blerjeje të plotë. I gjithë Klubi i Futbollit Torino i shpreh mirëseardhjen e ngrohtë Kristjan Asllanit: fat të mbarë dhe gjithmonë Forza Toro!", shkruhet në njoftim.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2022 u bë pjesë e Interit, ku me zikaltërtit luajti në 99 ndeshje në kampionat, duke shënuar 4 gola dhe dhuroi edhe 5 asiste. Fitoi titullin 2024, një Kupë Italie në vitin 2023 dhe 2 Superkupa Italine në vitin 2023 dhe 2024. Gjithashtu ka luajtur 19 ndeshje në Champions League dhe me Interin luajti edhe në Botërorin e Klubeve.
Vlen të theksohet se në mbrëmje Interi do të presë Torinon në “San Siro” në orën 20:45, me Kristjan Asllanin që k♪7të ndeshje me shumë gjasa do ta shikojë si spektatorë, pasi sipas mediave italiane zikaltërtit kanë vonuar kastile proceduarat për federimin e tij.
View this post on Instagram
View this post on Instagram