Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

4 humbje në 5 ndeshjet e fundit, përfundon “magjia” e Rubin Kazan dhe Mirlind Dakut në Rusi

Shkruar nga NEWSPORT
4 humbje në 5 ndeshjet e fundit, përfundon “magjia” e
Mirlind Daku

Bilanci i Rubin Kazan në 5 ndeshjet e fundit është vërtetë shqetësues, 4 humbje dhe 1 fitore. Disfata e radhës erdhi ditën e sotme kundër Akhmat Grozny me shifrat 0-2, takim i vlefshëm për fazën e grupeve në Kupën e Rusisë.

Të dy golat e Grozny erdhën në pjesë e parë. Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku u inkuadrua në fushë në minutën e 46’, por nuk ishte në gjendje të ndryshonte fatet e ndeshjes.

Në Grupin A të Kupës, Rubin Kazan grumbullon 3 pikë pas 3 ndeshjesh. Duhet thënë se “magjia” e ekipit nga Kazani ka të bëjë drejtpërdrejtë me paraqitjet e Dakut. Bomberi shqiptar ka 4 takime që nuk gjen rrugën e rrjetës.        

Poll

Lexo gjithashtu