Napoli – Roma nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre. Në një sfidë të “çmendur” që u zhvillua në “Diego Armando Maradona” nuk pati fitues, me skuadrat që ndajnë kështu nga 1 pikë në kuadër të javës së 25-të të Serie A.
Goli i parë i sfidës u shënua nga Malen në minutën e 7-të, ku kaloi në avantazh miqtë. Por në minutën e 40-të Spinazzola barazoi shifrat 1-1 dhe kjo bëri që ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes në “paqe”.
Fraksioni i ditë nis gjithashtu me spektakël, ku ekipet kërkonin golin e avantazhit. Gjë e cila erdhi nga Malen sërish në të 71-tën, ku shndërroi në gol një penallti. Kështu miqtë për here të dytë kaluan në avantazh, por kur dukej se gjithçka po shkonte në favorin e tyre, nuk ndodhi kështu.
Alisson Santos në minutën e 82-të do të barazonte shifrat me një gol spektakolar. Kështu minutat e mbetura ishin shumë të luftuara, por nuk nxorën një fitues.
