Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Lazio mposht Atalantën mes “dramës” së 120 minutave dhe penalltive, kryeqytatsit shkojnë në finale të Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lazio mposht Atalantën mes “dramës” së 120
Alessio Romagnoli

Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, Atalanta dhe Lazio barazuan edhe në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Sfida u vendos në gjuajtjen e penalltive, aty ku lacialët u treguan më të saktë.

Në këtë ndeshje, Romagnoli shënoi golin e parë në minutën e 84-të, duke i dhënë shpresa Lazios për kualifikim. Por vetëm 2 minuta më vonë, Pasalic riktheu baraspeshën.

Në shtesën 30 minutëshe, asnjë prej ekipeve nuk ia doli të shënonte. Dhe fitorja e kryeqytetasve u vendos në “ruletën” ruse.

Kështu, ekipi i Elseid Hysajt shkon në finalen e madhe të Kupës së Italisë. Aty, Lazio do të përballet me Interin, teksa këta të fundit eliminuam mbrëmë nga Kupa, Como-n.

GOLAT:

Goli i Romagnoli (Atalanta 0-1 Lazio)

Goli i Pasalic (Atalanta 1-1 Lazio)

Poll

Lexo gjithashtu