
Lazio - Parma
Lazio ka shmangur humbjen ndaj Parmës mbrëmjen e sotme në minutat e fundit, duke marrë një barazim me shifrat 2-2. Ishte Pedro dy herë pranë fundit që barazoi shifrat, pasi miqtë patën shënuar dy gola me Ondrejkan.
Lazio ngjitet në vendin e shtatë të renditjes me 60 pikë, dy pikë larg zonës Champions. Cagliari nga ana tjetër ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Veronës me shifrat 2-0.
Ekipi i Alen Sherrit largohet tashmë nga zona e ftohtë me 8 pikë. Një hap fals ka hedhur sot edhe Bologna ku është ndalur në barazim pa gola ndaj Udineses. Kuqeblutë tashmë pozicionohen në vendin e pestë të renditjes me një pikë larg Juventusit të zonës Champions.
Goli i barazimit të Lazios
Poll