Napoli fitoi 3-1 ndaj Interit në “Maradona”, duke marrë kreun e Serisë A nga Milan. Ndeshja u shoqërua me tensione të forta, ku protagonistë u bënë Lautaro Martinez dhe trajneri Antonio Conte.
Në minutën e 60-të, pas një faulli ndaj Dumfries, Conte e nxiti lojtarin e Interit të ngrihe, çka shkaktoi debat dhe përplasje pranë stolit të Napolit. Martinez reagoi me një gjest provokues duke treguar organet gjenitale dhe duke i thënë Contes: “Je i tmerruar tani, po e bën veten të ndyrë”.
Conte shpërtheu menjëherë, duke iu përgjigjur me fyerjen: “Shko shëno, o copë mu*i!”, çka e detyroi gjyqtarin Mariani t’i tregonte kartonin e verdhë. Episodi ndezi stadiumin dhe sherrin mes trajnerit e sulmuesit argjentinas.
