
Juventus
Juventus ia ka dalë të fitojë në shtëpi përballë Veronës në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Allianz Stadium”, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 73-të të sfidës, me Kephren Thuram që gjeti rrugën e rrjetës. Ndërsa për golin e dytë, mendoi mesfushori holandez, Koopmeiners, duke vulosur sfidën në minutën e 90-të.
Me këtë triumf, “Zonja e Vjetër” shkon në kuotën e 52 pikëve, duke mbajtur vendin e katërt. Tashmë Juventus është vetëm 6 pikë larg Interit kryesues. Në krahun tjetër me 26 pikë, Verona mban vendin e 14-të.
Golat e ndeshjes:
Goli i Thuram
Goli i Koopmeiners
Poll