Ndeshja Pisa – Milan dhuroi emocione deri në sekondat e fundit. Kuqezinjtë fituan mes vështirësish në transfertë, 2 – 1. Loftus-Cheek mbylli pjesë e parë në avantazh për Milanin.
Sulmuesi gjerman Niclas Fullkrug kishte shansin për të dyfishuar shifrat, po u tregua i pasaktë nga penalltia, minuta e 56-të. Ky moment u shfrytëzua nga Pisa për të bërë “dëme” në portën rivale.
Loyola barazoi rezultatin në minutën e 71. Në një situatë të tillë, Milani i Max Allegrit u hodh në sulm “all-in”. U nevojit “magjia” e mesfushorit 40-vjeçar Luka Modric për të marrë fitoren.
Në limite, francezi Rabiot u ndëshkua me karton të kuq. Përgjatë 24 javëve të luajtura, “Djalli” i afrohet përkohësisht Interit me 5 pikë në krye të Serie A.
