Përballja mes Atalantës dhe Romës u mbyll me rezultatin 1-0, në favor të ekipit të Berat Gjimshit. Ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 18-të të Seria A.
Pjesa e parë në fakt ishte ajo në të cilën u shkruajt edhe fati i ndeshjes. Në minutën e 12-të, Scalvini shënoi golin, i cili çoi Atalantën në avantazh duke e lënë kështu Romën nën "presionin" e humbjes.
Megjithatë në minutën e 29-të Atalanta bëri një goditje falë Scamaccas në rrjetën e rivalëve, por në fakt i pafat pasi u anullua. Pjesa e dytë nuk rezervoi aspak surpriza nga asnjëra prej skuadrave, duke bërë që dueli të mbyllej nën triumfin e Atalantës me golin e e bërë në fillim të ndeshjes.
Skuadra bëri mirë mirë dhe me rezultatin e sotëm ata e gjejnë veten në vendin e 8-të me 25 pikë. Por vlen të theksohet performanca perfekte e futbollistit shqiptar, Berat Gjimshiti i cili është vlerësuar dhe me notën 8.9 sipas “SofaScore”.
