Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vetëm 18-vjeç dhe debutoi në Serie A, sulmuesi shqiptar reagon për herë të parë: Ëndërr e bërë realitet, këtë ditë nuk do ta harroj kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 18-vjeç dhe debutoi në Serie A, sulmuesi shqiptar reagon
Joi Nuredini

18 janari do të mbahet mend gjatë nga Joi Nuredini. Talenti shqiptar debutoi në Serie A me fanellën e Genoas, në sfidën kundër Parmës. Vetëm 18-vjeç, Daniele De Rossi i besoi disa minuta në fundin e sfidës, duke i dhënë mundësinë të përjetojë emocionet e një kampionati të fortë.

Pas këtij debutimi, ka reaguar në rrjetet sociale vetë talenti shqiptar. Nuredini ka shkruar se do ta mbajë mend gjatë këtë ditë, pasi ishte një ëndërr që i vogël, teksa tashmë i bëhet realitet.

“Çfarë të them, do të jetë një ditë që nuk do ta harroj lehtë: erdhi debutimi im në Serie A. E kam pasur këtë ëndërr që i vogël dhe sot më në fund u bë realitet. Falënderoj shumë trajnerin dhe gjithë stafin për besimin, si edhe të gjithë ata që kanë besuar tek unë që në fillim”, ka shkruar në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by joi (@joi.nuredini)

Poll

Lexo gjithashtu