
Douglas Luiz
Juventusi firmosi verën e vitit të kaluar me Douglas Luiz për shifrën e 51.5 milionë eurove nga Aston Villa. Por mesfushori brazilian asnjëherë nuk e ka shfaqur potencialin e tij me fanellën bardhezi.
Në merkaton e janarit, Nottingham Forest kishte treguar interes për Luiz, por në fund marrëveshja dështoi. Por siç raportojnë mediat nga Italia, ekipi i Premier League nuk ka hequr dorë për 26-vjeçarin dhe së shpejti mund të mbërrijnë në Torino me një ofertë joshëse.
Kësaj radhe Juventusi pritet të ulet në tryezë me anglezët duke parë se Douglas Luiz nuk po i plotëson pritshmëritë e tij. Braziliani regjistron këtë sezon 22 paraqitje në të gjitha garat, por nuk ka shënuar dhe asistuar asnjëherë.
Poll