Sergi Roberto njoftoi ditën e djeshme largimin e tij nga Barcelona pas 18 vitesh. Kapiteni i jep fund kështu aventurës së tij me katalanasit, ndërsa prej vitesh ishte një pikë kyçe në repartin e prapavijës.
Por tashmë mbrojtësi është gati për një aventurë të re dhe sipas gazetaarit të njohur, Matteo Maretto mund të ketë një transferim në Serie A. Fiorentina është skuadra që kërkon shërbimet e 32-vjeçarit.
Bisedimet mes palëve vazhdojnë, teksa pritet që në ditët e ardhshme të mësohet më shumë mbi këtë operacion. Kujtojmë se në Serie A kërkohet edhe nga Roma, ndërsa gjithashtu nuk mbeten pas as Como dhe Ajax.
Poll