Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Te Milan të motivuar pas fitores me Veronën, Joao Felix “kërcënon” Feyenoord: Shihemi të martën!

Shkruar nga NEWSPORT
Te Milan të motivuar pas fitores me Veronën, Joao Felix
Joao Felix

Milan mori mbrëmjen e djeshme një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Veronës. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Serie A, përfundoi 1-0 në favor të kuqezinjve.

Edhe pse golin e shënoi Santiago Gimenez, një nga protagonistët kryesorë në këtë sfidë ishte Joao Felix. Portugezi vendosi në vështirësi gjatë gjithë kohës mbrojtjen kundërshtare, duke u kthyer në makth për ta.

Ndërkohë që pas ndeshjes, Felix ka reaguar në rrjetet sociale, duke i dërguar “sms” të qartë Feyenoord, më të cilët do të luajnë të martën sfidën e kthimit në Champions League, pasi të parën e humbën 1-0.

“Fitore e rëndësishme. Shihemi të martën në shtëpi për Champions League”, shkruan Joao Felix në Instagram.

Milan do të përballet me Feyenoord këtë të martë në “San Siro”, duke nisur nga ora 18:45. “Djalli” do të kërkojë përmbysjen e madhe për të shkuar më tej në Ligën e Kampionëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by João Félix (@joaofelix79)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga