
Albert Gudmundsson ishte një nga lojtarët më të spikatur në këtë sezon të Serie A. Islandezi që aktivizohet me Genoan bëri një sezon të shkëlqyer duke shënuar plot 16 gola mes Kupës së Italisë dhe kampionatit, me sulmuesin që numëron edhe 4 asistime.
Këto paraqitje kanë bërë që Interi të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e futbollistit. Teksa vetë islandeze ka dhënë së fundmi një prononcim për mediat italiane, duke i ‘shkelur syrin’ zikaltërve dhe duke theksuar se mund të luajë edhe në pozicionin e mesfushorit ofensiv të Interit, Henrikh Mkhitaryan.
“Unë mund të luaj në pozicionin e Mkhitaryan. Kam luajtur te Genoa si mesfushor në skemën 3-5-2. Dhe mendoj se jam paraqitur mjaft mirë. Kam ambicie të luaj në një klub të madh.
Një sulmues nuk duhet të ketë frikë të gabojë. Kur je pjesë e një ekipi të madh ke më shumë mundësi për të sulmuar, ke më shumë raste për gol në dispozicion.
Nëse nuk arrin të dërgosh topin në rrjetë nuk duhet të demoralizohesh. Thjesht duhet të vijosh të luftosh dhe të krijosh mundësinë e radhës”, është shprehur Albert Gudmundsson.