
Milani do të luajë mesditën e të shtunës përballë Leçes ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të kampionatit italian. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, do të startojë në orën 15:00.
Në prag të kësaj sfide ka folur edhe trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli. Tekniku italian e nisi konferencën para mediave, duke krahasuar kampionatin anglez me atë italian.
“Premier League është një ligë shumë e mirë. Kampionat intensive, shumë teknik dhe i nivelit më të lartë. Por nuk mendoj se Serie A është shumë larg Premier League, pavarësisht se kapaciteti investues është më i ulët se ai i anglezëve”, u shpreh fillimisht Pioli.
Më pash Pioli u rikthye për të folur për përgatitjet e ekipit të tij dhe situatën e mungesave dhe rotacioneve.
“Chukwueze? Jam shumë i kënaqur me të. Ai është mirë dhe duhet të vazhdojë kështu. Chukwu ka karakteristika të rëndësishme për t’i shfrytëzuar në repartin tonë ofensiv”, tha më tej trajneri i Milanit.
A mund të luajë Bennaçer në vend të Loftus-Cheek?
“Po, ai mund të luajë edhe në atë pozicion. Ai humbi disa seanca stërvitore për shkak të gripit, le të shohim. Jovic? Ai është cilësor, mendoj se mund të bëjë edhe më shumë gjëra.”