Mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani i cili luan për ekipin e Napolit është përfshirë në mesin e 19 mbrojtësve më të mirë të vitit nga nominimet e publikuara për “EA Sports FC 26 Team of the Year”. Sipas "ESpn" ky është një çmim prestigjioz që nderon futbollistët më të spikatur të vitit kalendarik.
Formacioni më i mirë do të zgjidhet nga votat e publikut, ndërsa futbollistët që marrin më shumë vota do të shpallen më 15 janar. Rrahmani ndodhet në listë me emra mjaft "BIG" si, Alessandro Bastoni, Marc Cucurella, Nuno Mendes, Willian Pacho etj.
Rikujtojmë se 31-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm te Napoli, pasi në 11 paraqitjet në Seria A, ai ka shënuar një gol por ka dhënë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e skuadrës.
