
Paulo Dybala
Në përballjen e djeshme midis Portos dhe Romës, njëri prej lojtarëve të klubit italian nuk mundi të vazhdonte më lojën për shkak të një problemi. Bëhet fjalë për Paulo Dybalan.
Sulmuesi argjentinas u zëvendësua pak para përfundimit të pjesës së parë pasi pati një problem në gju. Ditën e sotme nga infermieria e Romës kanë ardhur lajme për gjendjen e argjentinasit.
Sipas tyre, u zbulua vetëm një lëndim i lehtë që do ta mbajë jashtë për ndeshjen e ardhshme në kampionat ndaj Parmës, por do të jetë i gatshëm ndaj Portos të enjten e ardhshme.
Poll