Ylber Ramadani dhe Medon Berisha janë bërë me trajner të ri. Skuadra e Lecce ka zyrtarizuar në stol ish-trajnerin e Milan.
Marco Giampaolo ka marrë në dorë “frenat” e skuadrës së mesfushorëve shqiptarë dhe do t’i drejtojë në ndeshjet e radhës. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i uron sa më shumë suksese në kampionat.
Palët kanë firmnosur mes tyre një kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër nëse Lecce nuk bie nga kategoria.
“Lecce njofton se drejtimi teknik i ekipit të parë i është besuar zotit Marco Giampaolo. Trajneri ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2025″, shkuan klubi.
???????? ???????????????????????????????????? ???????????????????????? ???????????????????? ????????????????????????????????????!
— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) November 11, 2024
✍???? L’U.S. Lecce comunica che la conduzione tecnica della Prima Squadra è stata affidata a mister Marco Giampaolo.https://t.co/bbAZN8PW11 pic.twitter.com/IiLHeC5YNV